Kurti: Osmani s’mund ta udhëheqë dialogun me Serbinë

17 shtator 2019 | 13:21

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka thënë se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk mund ta udhëheqë dialogun, meqë pas zgjedhjeve të 6 tetorit ai do të jetë kryeministër e Osmani kryeparlamentare.

Sipas Kurtit, sa i përket dialogut paraprakisht duhet të formohet një komision që i vlerëson marrëveshjet e arritura.

Kurti ka treguar se LDK-ja nuk ka qenë e gatshme për bashkëpunim, pasi frika ndaj PDK-së ua ka mundur dëshirën për bashkëpunim me LV-në.

“Ne do ta shohim në mëngjesin e 7 tetor se me çfarë thellësie kemi fituar. Duhet ta shohim se kush ka fituar prej LDK-së dhe ta shohim se çfarë po mendojnë ata për neve dhe veten pas fitores tonë”, është shprehur ai në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka…