Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin

18 tetor 2024 | 13:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës.

Kurti ka thënë se pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin.

“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës.   Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, ka shkruar Kurti, krahas videos së publikuar në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit,…