Kurti: Pagat i rritëm ndjeshëm vitin e kaluar, sivjet pensionet, përfitojnë mbi 300 mijë veta

07 tetor 2024 | 14:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, pagat në sektorin publik i ka rritur vitin e kaluar dhe se sivjet po rrit pensionet 20 për qind për çfarë ka bërë me dije se do të përfitojnë mbi 300 mijë persona në vend.

“Pagat në sektorin publik janë rritur vitin e kaluar, sivjet i rritëm pensionet. Vjet i kemi rritur pagat, dhe kemi pasur rritje të ndjeshme të paprecednetë në Kosovën në këto vitet e fundit. Tash jemi të përqendruar te rritja e pensioneve. Mbi 300 mijë veta do të përfitiojnë, ndërsa kostoja është plus 100 milionë euro”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Ambasadën…