Kurti para seancës: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej popullit
03 shkurt 2020
| 10:49
Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, ka folur para medieve para nisjes për në Kuvend të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kanë bërë të gjitha përgatitjet për seancën e sotme, ku do të votohet qeveria e re.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.
“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë Kurti.
/Epoka e re/