Kurti para takimit me Vuçiqin godet shtetin serb: S’mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë

02 maj 2023 | 13:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Takimi mbahet në ditë kur Kosova shënon  24-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se e kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

“Në këtë 24 vjetor përkujtojmë martirët e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë. Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisë dhe dëbuan me dhunë banorët . I urdhëruan tё largohen drejt Shqipёrisё. Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë. Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna. Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç”.

“Gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë. I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masakra e…