
Kurti paralajmëron protesta
27 janar 2019
| 17:51
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta në rast të ketë ndonjë marrëveshje me Serbinë e cila do ta cenonte territorin e Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se kjo protestat do të jenë shumë të mëdha se sa ajo e 29 shtatorit të vitit 2018.
“Vendosa ta përmend sot protestën e 29 shtatorit, sepse presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor. Le ta dinë se nëse përpiqen të na vendosin para aktit apo faktit të kryer me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe. Shumë më e madhe”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes se Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
/Epoka e re/