Kurti paralajmëron protesta të reja

26 prill 2019 | 15:53

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në protestën e organizuar nga partia e tij kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit.

“Kjo ka qenë një protestë e ndërmjetme në kuadër të fushatës kundër PANhajnisë. Protestat e tjera do të vijnë në sheshin “Skënderbe” kundër PANhajnisë’”.

“E kemi pasur të domosdoshme që një protestë ta bëjmë këtu para zyrës së kryeprokurorit për shkak të heshtjes së tij, për shkak se iu bashkëngjit kryeministrit atëherë kur u ndoq Elez Blakaj, e kështu me radhë”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se kjo protestë nuk ishte me qëllim të rrëzimit të Qeverisë, por ka paralajmëruar të tilla protesta.

“Kjo protestë është ekskluzivisht kundër prokurorisë, e cila është përgjegjëse për mosluftimin e krimit në Kosovë. Protestat kundër PANhajnisë do të vazhdojnë”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Liberale Serbe (SLS), Sllobodan Petroviq, në shenjë…