Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë për diplomat e studentëve
Lideri i Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është takuar studenten Almedina Ahmeti nga Tërnoci, e cila nuk është duke mundur të punësohet në Luginë të Preshevës për shkak të mosnjohjes se diplomave të Kosovës nga Serbia.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se masa e reciprocitetit me Serbinë nënkupton edhe diplomat e studentëve.
“Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.
/Epoka e re/