Kurti paralajmëron reciprocitet të plotë ndaj Serbisë
05 shkurt 2020
| 15:05
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, si zëvendësim i tarifës 100 për qind.
Ai në një konferencë të përbashkët për medie me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovës, Natalyia Apostolova, ka thënë se edhe LDK-ja si partnerja kryesore qeverisëse është në favor të reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.
Kurti është shprehur i bindur se edhe opozita do të pajtohet që ndaj Serbisë të aplikohet reciprociteti i plotë si zëvendësim i taksës 100 për qind, të cilën e kishte vendosur qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.