Kurti paralajmëron takim me Mustafën
07 janar 2020
| 15:26
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai pas ndërprerjes së mbledhjes së Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se me Mustafën do të takohen sa më shpejtë që të munden.
“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë tashmë kemi angazhime të tjera dhe do ta vazhdojmë të njëjtën mbledhje të kryesisë nesër paradite”.
“Komunikimet i kemi të vazhdueshme. Do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi”, ka thënë Kurti në një prononcim për gazetarë.