Kurti: Parave në fushata zgjedhore që nuk u dihet burimi, paraqesin elemente të korrupsionit
Në diskutimin e hapur ku morën pjesë përfaqësues të lartë BE-së u diskutua për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.
Aty kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi rëndësinë e këtij projektligji.
Sipas tij, ky projektligj ndihmon në shfaqjen e transparencës së partive politike.
“Për ne ligji për financim duhet të tregojë qartë burimet e financimit, shumat e shpenzuara dhe të ketë transparencë maksimale”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se parave nëpër fushatat zgjedhore të cilave nuk u dihen burimet, sipas tij shfaqin elemente të korrupsionit.
“Duhet ta kuptojmë se paratë në fushata zgjedhore që nuk i dihet burimi e shuma, paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë në elektorat po edhe në demokracinë tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.