Kurti pas certifikimit të rezultateve: Shansi i madh për Kosovën
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi referendumi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tani është një shans i madh për Kosovën.
“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre”.
“U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, ka shkruar Kurti.