Kurti pas marrjes së vaksinës: Me shembullin tim dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen

29 mars 2021 | 17:12

Pas marrjes së vaksinës  kundër Covidit, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar për medie se me shembullin e tij ka dashur t’i inkurajojë edhe qytetarët tjerë që të vaksinohen dhe të heqin dilemat për vaksinat.

Kurti është shprehur se nuk ka dashur ta shfrytëzojë privilegjin si kryeministër për tu vaksinuar i pari, por për t’i inkurajuar të tjerët.

“Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem por të inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se do të vazhdohet me personelin shëndetësorë,  me të moshuarit e pastaj qytetarët tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka përgëzuar presidentin e ri…