Kurti, pas shkeljes së Kushtetutës, i shkeli edhe protokollet e sigurisë

24 prill 2020 | 11:23

Presidenca i ka reaguar edhe një herë qeverisë në detyrë, e cila dje ka marrë vendim për heqjen e rrethojave.

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj, ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në emër të popullit i ka hequr rrethojat e qeverisë, mirëpo popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë.

Behramaj ka shkruar se kjo është shkelje e Kushtetutës, derisa heqja e rrethojave të qeverisë është bërë duke shkelur protokollet e sigurisë. “Në emër të popullit i hoqi rrethojat e qeverisë për zgjedhën e tij, por popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë. Për kufizimin e popullit me shirita të policisë e shkeli Kushtetutën. Për heqjen e rrethojave të qeverisë i shkeli edhe protokollet e sigurisë në kundërshtim me rekomandimet e policisë. Shkel andej e shkallmo këtej, por përfundimi i shkarkuar”, ka shkruar Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ulet numri i rasteve të infeksionit me Covid-19. Në 24…