![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/albin-kurti-interviste.jpg)
Kurti: Pas sulmit terrorist në veri, ndoshta qëndron Moska
29 shtator 2023
| 16:07
Moska ndoshta fshihet pas sulmit terrorist në veri të Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me Avda Avdiq për “Istraga.ba”. “Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës, ka folur edhe për propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti.