Kurti pas takimit me ambasadorët: Serbia vazhdon të refuzojë, po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorët e akredituar të shteteve të ndryshme të cilët janë të angazhuar në vendin tonë.
Kurti i ka informuar ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për BE-në dhe ShBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
I pari i Qeverisë Kosovës, ka thënë se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.
Po ashtu, Kurti ua ka bërë me dije ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj.
Today, I met with accredited ambassadors in Kosova to provide them with the latest updates on the dialogue, as is our customary practice. I began by expressing gratitude to the EU and the U.S. for their efforts to get the dialogue back on track after the Sept 24 terrorist attack. pic.twitter.com/atsdLuqG8D
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2023