Kurti pas takimit me Bakoyannis: Jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur për anëtarësim në KE
02 nëntor 2023
| 20:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis në Prishtinë.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim u bisedua rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Tutje, kreu i ekzekutivit u shpreh i bindur se Kosova është në rrugën e duhur për tu anëtarësuar në KE.
“Kënaqësi ta mirëpres Raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis sot në kryeministri, tre muaj e gjysmë pas takimit tonë në Kretë të Greqisë dhe 14 vjet pas vizitës së saj të fundit në Kosovë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është cak dhe proces historik për vendin tonë. Jemi të bindur që jemi në rrugën e duhur përveçse besojmë që e meritojmë të bëhemi shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të kontinentit”, ka shkruar Kurti.