Kurti pas takimit me Quintin: Po shkoj të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas takimit me ambasadorët e shteteve të Quintit, ku në ketë takim ishin prezentë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai ka bërë me dije se do të përgatis ftesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shtunën.
“Porsa patëm një takim me ambasadorët e Quintit dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla. Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund t’ju përgjigjemi në pyetjet e juaja. Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, ka thënë Kurti.