Kurti pas vizitës në kompaninë “Baykar”: Kur do të blejmë armatim e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”, është një adresë e duhur për armatim.
Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të blejnë armatim nga kjo kompani e sa do të blejnë.
Kurti ka qenë në vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
Deklaratën e Kurtit e ka shpërndau në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë. I kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit dhe korporata Baykar që e prodhon dronin Bayraktar padyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë e sa, kjo do të mund të merret vesh më vonë”, ka thënë Kurti.