Kurti për Adem Demaçin: Ishte veprimtari më unik që kemi pasur, nuk u frikësua kurrë
Në shënimin e ditëlindjes së 85-të të Adem Demaçit, Këshilli organizues i “Pranverës shqiptare 1981”, ka organizuar tryezë për të diskutuar për veprimtarinë e tij.
Në këtë tryezë është thënë se Demaçi ishte frymëzim për të gjithë dhe simbol i rezistencës shqiptare.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cila ka thënë se Demaçi është veprimtari më unik që ka pasur kombi shqiptar.
“Të gjithë e kemi njohur si të pathyeshëm dhe pa lodhshëm. Ai kurrë nuk është stepur prej frikës, e as lodhur prej padrejtësisë. Ai ishte një vetëmohim me paramendim. Është veprimtari më unik që kemi pasur dhe më autentik që mundesh ta imagjinosh”, ka thënë Kurti.
Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar se Demaçi ishte frymëzim i gjallë për të gjithë.