Kurti për akuzat e opozitës: Edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku është pyetur për akuzat e opozitës dhe për protestat që janë bërë ndaj vendimeve të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se nuk është i përkryer dhe se ka pasur fusha që do të dëshironte të shkonin më shpejt por që nuk ka shkuar gabim.
Kurti ka thënë se tjera vite kanë qenë kur në Kosovë ka pasur protesta të shumta, duke aluduar që ndaj qeverisë së tij nuk ka pasur protesta.
Ai pati edhe disa fjalë për opozitë, ku ndër të tjera tha se i kanë ndihmuar edhe sulmet edhe sharjet.
“Opozita është e pakënaqur sepse është në opozitë dhe unë s’mund t’i ndihmojë dhe të gjitha kritikat na i marrim me shumë vëmendje e kujdes sepse kritikat na ndihmojnë. Paradoksalisht edhe sulmet edhe sharjet na kanë ndihmuar sepse më shumë kanë folur për ata që kanë sharë e sulmuar sesa për neve që kemi punuar ditë e natë me krejt çka dimë e çka mundemi, ndërkohë që nuk jemi të përsosur.” – ka thënë Kurti.