Kurti për aleatët ndërkombëtarë: Me ta konsultohemi, por vendimet për veten duhet t’i marrim vetë

06 tetor 2024 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për së fundi për aleatët ndërkombëtarë, gjë për të cilën ai ka thënë se është një rrezik që ja vlen, kur “parimësia është e drejtë”.

I pyetur se “aventurë e rrezikshme” ani pse e mirëpritur tek populli, Kurti ka thënë se me ShBA-në, Bashkimin Evropian e NATO-n ndajnë vlera të përbashkëta, por që vendimet për Kosovën duhet t’i marrin vet si Qeveri, ani pse ka konsultime me aleatët, por përgjegjësia i takon Kosovës.

“Parimësia në politik sidomos kur përfaqëson nivelet e larta të saj në shërbim të interesit të popullit, të drejtave dhe nevoja të tij, në kohëra të ndryshme mund të paraqes rrezik të ndryshëm, mirëpo unë besoj që është një rrezik që gjithmonë ja vlen, meqenëse parimësia është e drejtë. Kjo nuk do të thotë që s’kemi strategji, mirëpo s’jemi dakord me veprime strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore. Me ShBA-në, me BE-në, me NATO-n ne ndajmë në mënyrë të plotë vlerat e përbashkët, por edhe interesa e qëllime të njëjta. Në Republikën e Kosovës jemi qeveri demokratike dhe duhet të marrim vet vendime për veten tonë, me që rast konsultohemi edhe me aleatët, por barrën e përgjegjësisë duhet ta marrim vetë. Kjo mund të duket e çuditshme te disa njerëz që na krahasojnë me qeveritë e kaluara, por kjo është gjëja më normale për një Republikë demokratike e të pavarur si puna e Kosovës”,  ka thënë Kurti në një intervistë për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA.

Rreth akuzave si anti-amerikan nga opozita, Kurti  ka thënë se këta të fundit bëjnë konstatime të tilla iracionale, pasi s’arrijnë të gjejnë argumente racionale.

Sipas tij deklarata të tilla vijnë nga dëshpërimi opozitar i tyre.

“ShBA-ja janë partneri, miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kundërshtarët e LV-së dhe Qeverisë së Kosovës, duke mos arritur të gjejnë argumente racionale bëjnë konstatime të tilla irracionale. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë anti-amerikanizmi tek kushdo nga kabineti ynë qeveritar, apo lëvizja ynë politike, përkundrazi, por ata që bëjnë akuza të tilla mbase më shumë shprehën në këtë mënyrë dëshpërimin opozitar, sesa ndonjë kritikë të vlefshme”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes…