Kurti për Bajram shkon te tre policët e liruar: U mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për vizitë tek tre policët e liruar nga Serbia, raporton GazetaBlic.
Kurti përmes një shkrimi në “F acebook” thotë se, falënderoi të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.
Shkrimi i plotë:
Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.
Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.