Kurti për “Ballkanin e hapur”: Nuk kam asgjë të re t’ju them

20 qershor 2022 | 14:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se qëndrimet për iniciativën “Ballkani i hapur”, nuk interferojnë marrëdhëniet rajonale Kosovë-Shqipëri.

“Së pari, duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle, memorandume, gjithsej 19 sot. Kjo është për t’u përshëndetur. Marrëdhëniet tona bilaterale janë vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Edhe mbledhja e këtillë është mes Kosovës-Shqipërisë që të forcojmë të të dy shteteve tona, për interesin dhe nevojat e qytetarëve”.

“Për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, jo-bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re t’iu them”, ka thënë Kurti.

Sikurse Kurti, edhe Rama ka rikujtuar se “Ballkani i hapur” nuk ka shkaktuar ndonjë çarje në marrëdhënie në mes të dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media së…