Kurti për barrikadat në veri: Nuk bisedojmë me kriminelët, do t’i arrestojmë ata

28 dhjetor 2022 | 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.

Kurti ka thënë se kriminelët e veriut janë duke i sfiduar organet e zbatimit të ligjit.

Ai ka thënë se qeveria i ka dhënë kohë KFOR-it, mirëpo që kjo kohë po ecën shpejtë.

I pari i qeverisë ka thënë se nuk do të ketë biseda me kriminelët për barrikadat.

“Kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit. Këta kriminelë të sanksionuar nga ShBA e Britania po mbështeten nga qeveria dhe presidenti i Serbisë. Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MKRS-ja ka njofuar se gjatë vitit të kaluar kanë filluar…