Kurti për bisedën e Radojçiqit me Kusari-Lilën: Mos e dramatizoni me çdo kusht, ajo s’është anëtare e LV-së
Rreth bisedës së drejtpërdrejt mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit famëkeq të Listës Serbe, Milan Radojçiq, është pyetur të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili fare s’e ka trajtuar, por i është referuar në përgjithësi gjykimit qytetar se “ata e dinë me kë ka bashkëpunuar Radojçiqi”.
“Mendoj që përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, por se ku u mor si u pre kush e porositi. Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosje”.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qartë pse Radojiçiqi ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiqi këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, ka thënë Albin Kurti.