Kurti për çështjen e shamisë: Mosha 16-vjeçare është pragu

12 gusht 2022 | 11:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer heshtjen për çështjen e shamisë në shkolla.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë, mirëpo duhet të ketë një prag, e që sipas tij duhet të jetë mosha 16-vjeçare.

“Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare në Kosovë. Unë e kam thënë qëndrimin tim, është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve”, është shprehur Kurti, duke shtuar se nuk do të ishte keq që edhe në të ardhmen të votojnë edhe 16-vjeçarët.

“Por gjithashtu, mosha 16-vjeçare është pragu. Dhe mosha 16-vjeçare është pragu për shumë gjëra. Ky është qëndrimi im edhe si aktivist politik edhe si kryetar i një subjekti. Meqë mund të marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç. Ne e shohim moshën 16-vjeçare si moshë e pragut për shumë gjëra, e në këtë aspekt edhe për mbajtjen e shamisë”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka nisur që të marrë pamje të re…