Kurti për CNN nga Ulqini: Serbia t’i largojë 48 bazat nga kufiri me Kosovën, po e presin një “dritare mundësie”
09 korrik 2024
| 21:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje për CNN u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, rreth 48 sosh.
Kryeministri Kurti deklaroi se Serbia është shumë agresive, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.
“Është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie”, tha Kurti në CNN.
Kësisoj kërkoi nga partnerët perëndimorë që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, duke shtuar se secila ka nga 50-150 ushtarë.
“Nëse flasim nga aspekti politik, Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse”, u shpreh Kurti.