Kurti për deklaratën e Thaçit: Ping-pongu politik s’na ndihmon në menaxhimin e pandemisë

18 maj 2020 | 13:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë kishte thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet të sqarohen për rastin e kthimit të deputetit Behgjet Pacolli në vend dhe humbjen e jetës së të riut Agon Musliu në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Ndaj kësaj deklarate, Kurti ka thënë  të hënën se nuk dëshiron të komentojë “ping-pongun politik”, pasi sipas tij kjo nuk i ndihmon Kosovës në këtë kohë pandemie.

“Herët tjera mund të bëj koment për ping-pongun që s’na ndihmon as për shtetndërtim dhe as për menaxhimin e pandemisë”.

“Kosova është shteti i pavarur, ka ligjet e veta dhe unë punoj me kompetencat që kam. S’do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin ato edhe presidenciale”, është shprehur Kurti gjatë vizitës në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…