Kurti për Demaçin: Nuk vdiq një njeri, por shkoi një epokë

26 korrik 2018 | 21:39

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë për ngushëllime tek familja Demaçi pas shuarjes së Bacës Adem.

“Është e pamundshme që gjenerata jonë t’i thotë fjalët më të duhura për veprën e Demaçit. Nuk vdiq një njeri po shkoi një epokë, shkoi një histori”, ka thënë Kurti.

Lideri i LV-së ka thënë se Adem Demaçi do të mbetët gjithmonë në popullin tonë dhe kombin tonë.

“Unë kam kujtime të panumërta me bacën Adem, ai është njeriu i cili ka ndikuar aq shumë në të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare, paqësore e të armatosur, legale e ilegale, Ai pati ndikim të jashtëzakonshëm edhe në mua si person edhe në Lëvizjen të cilës i përkas”, ka thënë Kurti për “Klan Kosovën” pasi ngushëlloi familjen e Demaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greçevci, ka…