Kurti për djegien e shtëpisë në veri: Ata që e kanë kryer këtë krim do të ndiqen nga organet e Kosovës
17 shtator 2024
| 14:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar djegien e një shtëpie në veri të vendit.
Kurti ka thënë se autorët do të ndiqen nga organet e Kosovës.
“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti për “RTV 21”.