Kurti për dorëheqjen e Rifat Latifit: Do ta takojë gjatë ditës
07 tetor 2022
| 12:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ai i pyetur nga mediat, e vetmja gjë që ka thënë është se Latifin do ta takojë gjatë ditës.
Ndryshe, Latifi ka dhënë dorëheqje dje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Nga Lista “Guxo”, partnere e qeverisë, kanë kërkuar që në këtë pozitë të emërohet Haxhi Avdyli.