Kurti për ‘El Pais’: Pres që Spanja ta ndryshojë qëndrimin për njohjen e Kosovës

13 janar 2023 | 16:00

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pret që kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez ta ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, rasti i Kosovës dhe Katalonisë është i ngjashëm.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.

Në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais”, Kurti ka thënë se brenda ish-Federatës Jugosllave, Kosova ishte pjesa më e varfër e vendit dhe më e shfrytëzuara, ndërkohë që Katalonia dhe vendi bask janë rajonet më të pasura të Spanjës.

Sipas Kurtit ”raporti i menaxhimit jugosllav ndaj Kosovës ishte kolonial, i ngjashëm me atë të Francës në raport me Algjerinë”.

Për Kurtin nuk ka asgjë shqetësuese që Madridi dhe Barcelona t’i zgjidhin me dialog gjërat e tyre meqenëse Spanja është një vend demokratik, ndërsa Prishtina dhe Beogradi kanë probleme pasi ”Serbia është shtet autokratësh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerr vendim të…