Kurti për fitoren e Shqipërisë: Të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për ‘Euro 2024’
11 shtator 2023
| 11:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Shqipëria shënoi fitore ndaj Polonisë (2-0).
Kurti, mes tjerash theksoi se “fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne”.
“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për ‘Euro 2024’”, ka shkruar Kurti.
“Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, ka shtuar Kurti.