Kurti për Gashin: Mendje e mprehtë, atdhedashës

19 janar 2024 | 15:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë për ngushëllime te familja e shkrimtarit të ndjerë Adem Gashi në fshatin Nekoc të Drenasit. Në fletoren e përkujtimeve për të, Kurti ka shkruar:

“Vepra e tij për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella që bëjnë dritë. Mendja e mprehtë, puna e zellshme, atdhedashuria e paepur dhe mirëqenia e përhershme e shkrimtarit Adem Gashi janë kontribute fort të çmueshme për kombin dhe shoqërinë tonë.

Me mall e pikëllim,

respekt dhe nderim,

Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës

19 janar 2024

Nekoc”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Bekteshi   Fluturoi edhe një shtërg i fundit do…