Kurti për gjenocidin në Srebrenicë: Serbia vazhdon ta mohojë këtë krim çnjerëzor
11 korrik 2023
| 11:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vjet më parë në Srebrenicë.
Kurti ka shkruar në “Twitter” se Serbia vazhdon ta mohojë këtë krim çnjerëzor.
“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8 372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.