Kurti për heqjen e barrikadave: Vet i vunë, vet i hoqën

29 dhjetor 2022 | 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit.

Kurti ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin. Ai ka thënë se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres, por edhe sfida janë evidente.

“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, ka thënë Kurti.

I pari i qeverisë ka folur edhe për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, ka thënë ai.

Sipas tij opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka…