Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar
28 tetor 2021
| 11:27
Kryeministri Albini Kurti ka folur për kërcënimin që ka marrë mbrëmë.
Ai ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar nga ky kërcenim dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar.
“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka deklaruar Kurti
Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.