Kurti për kërkesat e policisë: Po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, na jepni pak kohë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërkesat e policisë janë prioritet i qeverisjes së tij.
Për këtë kategori, ai ka thënë se duhet të ketë kategorizime e klasifikime në mënyrë që mos të krijohet pabarazi. Për të adresuar të gjitha kërkesat, ai ka thënë se u duhet edhe më shumë kohë për siç ka theksuar të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet.
Kurti nga Komuna e Shtimes, ku morri pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës.
“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa. Edhe Ligji i Pagave na pati marrë kohë, por koha shtesë ia ka vlejtur ngase i kemi minimizuar defektet. Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, ka thënë Kurti.