Kurti për koeficientin e pagave: S’po mbahet fshehtë, po përllogaritet
06 janar 2023
| 16:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe të premten se pse nuk po bëhet publik koeficienti për pagat.
Kurti ka thënë se ai është ende duke u përllogaritur, derisa ka bërë me dije se kjo do të bëhet me dije brenda muajit.
“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 milionë euro”, ka thënë Kurti.