Kurti për liderët e UÇK-së në Hagë: E pabesueshme të kesh politikanë në burg që luftuan për liri

21 mars 2022 | 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, ndër të tjera ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se është e pabesueshme që në Hagë të mbahen politikanët e lartë të Kosovës të cilët kanë luftuar për liri.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”, ka thënë Kurti.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se në Serbi në krye të shtetit është ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, i cili është duke bashkëpunuar ngushtë me Vladimir Putinin.

“Është një nga paradokset evropiane”, ka thënë Kurti.

Në Gjykatën Speciale në Hagë janë duke u mbajtur në paraburgim: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Kurti për “La Repubblica”: Vuçiqi është kukull e Putinit

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse thotë se për…