Kurti për Ligjin për Paga: Për herë të parë kemi unifikim të pagës

21 shkurt 2023 | 10:46

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për Ligjin për Paga duke thënë se gjatë qeverisjes së tij për herë të parë në vend u bë unifikimi i pagës në sistemin publik.

Kurti, në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovës 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se me këtë ligj u mënjanua pabarazia drastike në pagë që ishte në të kaluarën.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik ku po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog,…