Kurti për marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd: Ajo s’është marrëveshje, por shprehje e vullnetit

18 maj 2020 | 13:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar marrëveshja e nënshkruar në Munih ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell për linjën e fluturimeve Prishtinë-Beograd.

Kurti ka thënë se kjo ujdi në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është një marrëveshje, por shprehje e vullnetit.

“Ne e dimë se versioni final i marrëveshjes që mua më është prezantuar me vonesë, atëherë kur edhe negocimi edhe draftimi kishin përfunduar. Mund të them që jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, por ky bashkëpunim rajonal duhet t’i ketë dy gjëra themelore parasysh: e para, kushtetutshmëria e ligjshmëria dhe e dyta rentabiliteti ekonomik”.

“Të gjitha bashkëpunimet tona të cilat përfshijnë bashkëpunimin ekonomik duhet të jenë të leverdishme dhe të qëndrueshme”.

“Ajo nuk është një marrëveshje, por një shprehje e vullnetit. Duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë që të kthehet në marrëveshje”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar…