Kurti për masat nga ShBA-ja: Jam i brengosur, por asnjëherë i frikësuar

31 maj 2023 | 12:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë ShBA-ja kundër Kosovës, për shkak të situatës në veri të vendit, por “asnjëherë i frikësuar”.

ShBA-ja ka thënë se Kosova i ka injoruar këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

“Po punojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje për këtë”, ka thënë Kurti gjatë një adresimi nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë, raporton “Rel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se autoritetet e…