Kurti për masat: Uroj që vendet anëtare të BE-së ta dëgjojnë Borrellin

25 qershor 2024 | 16:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se shtetet anëtare duhet ta dëgjojnë qëndrimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, i cili ka propozuar heqjen e këtyre masave.

“Besoj që qëndrimin e qartë që duhet ta ndjekin të gjitha shtetet, e ka dhënë zëvendëspresidenti evropian, Josep Borell që ka thënë se edhe ato arsye dikur të konsideruara, nuk ekzistojnë më. Ka ndodhë deeskalimi, ka ndodhur rieskalimi për shkak të sulmit terrorist në Bajnskë të Zveçanit, dhe gjithashtu, duhet theksuar që Kosova e ka bërë udhëzimin administrative, ka mundësuar mbledhjen e peticionit në veri, mirëpo më pastaj, më datë 21 prill ato bojkotuan zgjedhjet që ofruam. Nga ana e Kosovës gjithçka është kryer, zbatuar, për normalizim e deeskalim, prandaj e keni atë sugjerim të zëvendëspresidentit Josep Borrell, të cilin shpresoj e uroj që shtetet anëtare, që në një mënyrë e kanë shef të politikës së jashtme, ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të lartë”, ka thënë Kurti para gazetarëve të martën.

Kujtojmë se është raportuar se BE-ja do të bëjë heqje të pjesshme dhe graduale të masave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Leci përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se…