Kurti për ndeshjen e mbrëmshme: Djemtë tanë na bënë krenarë me qëndrimin e pathyer

19 nëntor 2024 | 08:55

Kryeministri Albin Kurti ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Lituanisë ku vendi ynë shënoi fitore me rezultat 1 me 0.

Kurti në Facebook ka lavdëruar futbollistët e Kosovës për lojën.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje”.

“Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klajdi Prendi, 28-vjeçar, është vrarë pak pas mesnatës në Tiranë…