Kurti për “Open Balkan”-in: Kosova mbështet vetëm iniciativat rajonale që janë nga BE-ja

16 shtator 2021 | 14:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas mbledhjes së dy qeverive ka thënë se Kosova mbështet iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda tyre.

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian (BE). Pra, BE-ja është fati ynë. Si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri Kurti, ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë.  Deri tani kemi pasur 42 marrëveshje, sot nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi, bujqësi, turizëm, siguri, kontrollin e transportit hekurudhor, lidhjen e Brezovicës me ‘Kodrën e Diellit’, bashkëpunimi ndërkufitar”, ka thënë Kurti.

Zaevi thotë se nuk kanë opinion të njëjtë me Kurtin për “Open Balkan”-in

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Lirim Kastrati ka shkëlqyer në…