Kurti për patentë-shoferët: Qytetarët tanë nga komuniteti serb kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit!
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falenderuar qytetarët nga komuniteti serb që kanë bërë konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegalë në ato të Republikës së Kosovës.
Kurti tha se ‘qytetarët nga komuniteti serb kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit’
“6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën Veriore, 1177 në Zveçan dhe 961 në Zubin Potok.Afati për regjistrimin e tyre, nisi më 9 maj, dhe ishte i paraparë deri më 9 gusht. Për shkak të kërkesave të shumta dhe interesimit të lartë për konvertimin e patentë-shoferëve, e kemi shtyrë të njëjtin për 2 javë, deri ditën e djeshme më 23 gusht. Kjo periudhë më shumë se 3 mujore e konvertimit, kaloi pa asnjë incident apo ankesë” shkruan Kurti në Facebook.
Afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ato të Koosvës përfundoi më 23 gusht.