Kurti për pjesëtarët e grupit kriminal: Strukturë mercenare e cila është përkrahur nga Beogradi
24 shtator 2023
| 19:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, gjatë një deklarate të fundit për media lidhur me sulmin e sotëm në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, ku si pasojë mbeti i vrarë një polic i Kosovës, tha se “procesi në vijim do të na jap më shumë të dhëna se kush janë këta, si hynë në Kosovë dhe kush janë urdhërdhënësit e këtij sulmi”.
Kurti është shprehur se “bëhet fjalë për një formacion terrorist kriminal e profesionist i cili ka përgatitur gjatë këtë sulm”.
Ai më tej ka thënë se bëhet fjalë për një “strukturë mercenare e cila është përkrahur financiarisht nga Beogradi”.