Kurti për planin franko-gjerman: Ne nuk kërkuam asgjë, aleatët e dizajnuan me njohjen de-facto brenda
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se plani franko-gjerman është dizajnuar nga aleatët e Republikës së Kosovës dhe ka njohjen de-facto për brenda.
“Nuk është produkt i negocimit, propozimi meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime meqenëse pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë dhe tri jave pas atij takimi vjen propozimi ne nuk kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi më shumë ka të bëjë me negocimin e më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave të palëve”.
“Aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen de-facto”, ka thënë Kurti në Kuvend duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Kurti në seancën e Kuvendit ka thënë se për shkak të konfidencialitetit të dialogimit nuk ka mundur që tekstualisht të ndajë planin franko-gjerman me deputetë.
“Unë e kam pranuar parimi të cilin e kërkuar i ndërmjetësuari evropian e ai është transparenca e procesit dhe konfidencialiteti i dialogimit rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për të diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën që vjen”, ka thënë Kurti.